Kukësi prezanton Shpëtim Duron: Do luftojmë për titull – A2

Kukësi prezanton Shpëtim Duron: Do luftojmë për titull

Ekipi i Kukësit ka prezantuar trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën gjatë sezonit të ri futbollistik. Kuksianët, ashtu edhe siç ishte lakuar në ditët e fundit në ambientet e futbollit, ia besuan drejtimin e stolit trajnerit Shpëtim Duro.

Tekniku Duro, gjatë një deklarate për shtyp, u shpreh se ka ardhur te Kukësi për të luftuar për titullin kampion. Sipas tij, Kukësi do të jetë rivali më i fortë i Partizanit në sezonin e ardhshëm.

Trajneri dha se në ekip do të afrohen disa lojtarë të rinj për të forcuat organikën, por për emra të veçantë do të flitet në ditët në vijim.

Trajneri Shpëtim Duro nënshkroi një kontratë 1-vjeçare me Kukësin dhe do të zëvendësojë Ernest Gjokën, i cili u shkarkua pas eliminimit nga Europa League.

Shkarkoni aplikacionin e A2