Lulzim Basha në Prokurori për “Toyota Yaris”, pyetet nga prokurorët belgë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të pyetet sërish në pyetje për çështjen e “Toyota Yaris”.

Marrja në pyetje e kreut të demokratëve, Basha do të asistohet dhe nga 4 prokurorë belgë, të cilët kanë ardhur në Tiranë, pikërisht për çështjen e futjes së 3.4 milionë eurosh në Shqipëri nga Belgjika, të fshehura në dyert e një makinë Toyota Yaris.

Prokurorët belgë do të kërkojnë nga Lulzim Basha se si e ka marrë informacionin për eurot që do të hynin në Shqipëri dhe kush ja dha këtë informacion.

Kryedemokrati e paralajmëroi në atë kohë kapjen e një sasie të madhe eurosh që vinin të fshehura në një makinë nga foltorja e Kuvendit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN