Mercedesi ndërron “look” për 125-vjetorin e pjesëmarrjes në garat sportive

Mercedesi është prezantuar në Hokenhajm të Gjermanisë, aty ku do të zhvillohet Çmimi i Madh i radhës në Formula 1, me një pamje të jashtme krejtësisht të re.

Makinat me të cilat do të garojnë Hamilton dhe Bottas janë ndryshuar në ngjyrë për të festuar 125 vitet e pjesëmarrjes nëpër gara sportive të markës së famshme gjermane.

Ishte 22 korriku i vitit 1894 kur u zhvillua në fakt gara e parë automobilistike, nga Parisi në Ruen.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN