Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në “sitë” edhe qiradhënësit, aksioni anti-informalitet

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 15:20 | Ekonomi
Në “sitë” edhe qiradhënësit, aksioni

Pas turizmit, ndërtimit dhe pikave të karburanteve, aksioni kundër informalitetit do të zhvendoset edhe te individët që japin shtëpi dhe ambiente me qira.

Sipas Administratës Tatimore, është detyrë e qiradhënësit që të deklarojnë dhe të paguajnë tatimin në rastet kur japin me qira shtëpi për turistë vendas apo të huaj. Shkalla tatimore e këtyre të ardhurave të tatueshme përllogaritet në 15%.

Ato mund të kryejnë deklarimin dhe pagesën në mënyrë elektronike. Ndërsa, në rastet kur qiradhënësit i japin me qira pronat një subjekti të regjistruar, i takon këtij të fundit përgjegjësia për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë