Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Opinioni i “Venecias”, Halimi dhe Krasniqi analizojnë kërkesën e Kuvendit për Metën

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 16:47 | Aktualitet
Opinioni i “Venecias”, Halimi dhe Krasniqi analizojnë

Një dokument më të meta e vlerëson politologu Afrim Krasniqi shkresën e dërguar nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit në Komisionin e Venecias.

“Ka shumë të meta. Pyetjet nuk zgjidhin pothuajse asgjë sepse janë të formuluara në një mënyrë të tillë që nëse do t’i dërgoheshin në një strukture, përgjigjet me po ose jo janë automatikisht në favor të palës që I ka listuar”, shprehet Afrim Krasniqi.

Për rëndësinë historike të kërkesës, nëpërmjet të cilës kërkohet te argumentohet shkarkimi i Presidentit, sipas Krasniqit, dokumenti duhet të ishte më i plotë dhe me pak paragjykues.

“Letra thotë se dy parti kanë bojkotuar zgjedhjet, në fakt, nuk janë dy por një numër shumë i madh që kanë bojkotuar zgjedhjet. Kolegji Zgjedhor ka marrë vendim për këtë gjë dhe nuk pasqyrohet vendimi i dy anëtarëve, pasi vendimi është marrë 3 me 2 dhe ky duhet të ishte informacion shtesë. Kur flitet për KQZ nuk thuhet se është bojkotuar nga opozita”, thotë Krasniqi.

Si ministër Drejtësie apo dhe deputetet, Eduard Halimi i është drejtuar disa herë Komisionit të Venecias. Nisur nga pyetjet e adresuar kësaj strukture, sipas tij, përgjigja do të jetë evazive. Aq më tepër që Venecia nuk përfshihet asnjëherë në konfliktet e brendshme.

“T’i çosh Komisionit të Venecias pyetje, nëse kemi të drejtë ne dhe Presidenti ka shkelur Kushtetutën, është ta vendosësh këtë Komision në pozicionin e Kryeprokurorit. I kërkon diçka që nuk mund ta japë kurrë. Komisioni i Venecias nuk mund të shprehet kush është fajtori”, tha ish-ministri i Drejtësisë.

Por prej nga ku do të vijë zgjidhja? “Për këtë çështje duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”, thotë Halimi.

Për çështjet e zgjedhjeve, mbi të cilat ishin fokusuar pjesa më e madhe e pyetjeve, Komisioni i Venecias ka dhënë 130 opinione për vendet anëtare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë