Ozil kërcënohet me thikë, shoku i skuadrës u sulet keqbërësve

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Londër ditën e sotme, ku dy futbollistë të Arsenalit janë kërcënuar me thikë nga disa keqbërës në mes të rrugës.

Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac ishin brenda makinës së mesfushorit gjerman me origjinë turke, kur pranë tyre afrohen disa persona me motor dhe të armatosur me thika.

Menjëherë Kolasinac zbret nga makina dhe u sulet keqbërësve duke i detyruar të largohen, edhe pse si armë kishte vetëm grushtet e tij.

Ndërkohë, Ozil, i ndjekur nga disa të tjerë, u fsheh në një restorant turk aty pranë, duke e lënë makinën 100 000 euroshe në mes të rrugës.

Policia mori dëshmitë e dy futbollistëve dhe dëshmitarëve, ndërkohë që në foto Ozil duket i shokuar nga kjo ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN