Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pakti për teatrin, Vokshi: Marrëveshja mbron gjithë qendrën e artit, jo vetëm një godinë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 19:34 | Politikë
Pakti për teatrin, Vokshi: Marrëveshja mbron gjithë qendrën

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi në një intervistë ekskluzive për A2 CNN se pakti për teatrin është vetëm hapi i parë për një tjetër marrëveshje me artistët për të ndryshuar shumëçka në ligj, por edhe për t’i dhënë më shumë para’ artit dhe kulturës.

“Edi Rama, duke shembur këtë vlerë historike ai kërkon të lajë paratë e krimit dhe drogës. Marrëveshja jonë i ka të përcaktuara qartë afatet dhe hapat që do të ndërmerren pasi të vijmë në qeveri. Që muajin e parë, me anë të një VKM-je do t’i rikthehet teatrit statusi monument kulture, të cilin ia ka hequr Edi Rama në vitin 2017 me qëllim që ta shembë teatrin”, deklaroi Vokshi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli