Paralajmëron Kosovën, Daçiç: Vazhdojmë punën për tërheqjen e njohjeve

Serbia do të vazhdojë me fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Deklarata erdhi nga ministri i Jashtëm i Beogradit, Ivica Daçiç, i cili shton se e ardhmja e dialogut është shumë e pasigurt për shkak të situatës politike në Prishtinë.

Ai pranoi se Serbia po përballet me një presion në rritje që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. “Përmbajtja nga ana jonë ka marrë fund”, u shpreh Daçiç për një media në Beograd.

Ndërkohë, presidenti Aleksandër Vuçiç, mbajti një takim me patriarkun serb Irenej, me të cilin bisedoi dhe për Kosovën. “Situata nuk është e thjeshtë dhe komplikohet çdo herë dhe më shumë”, ishte konstatimi i Vuçiç që u zotua të luftonte për Kosovën.

Shkarkoni aplikacionin e A2