Partizani mundet në Tiranë nga Sheriffi. Zhgënjim në Evropë: tre ndeshje, asnjë gol

Partizani, pas eliminimit nga Champions League, ka zhgënjyer tifozët e tij edhe në Europa League.

Kampionët e Shqipërisë janë mundur 1-0 në “Selman Stërmasi” nga Sheriff Tiraspol, me moldavët që shënuan golin e vetëm të ndeshjes me anë të Tambe, në minutën e 24-t.

Kjo ishte ndeshja e tretë e Partizanit në Evropë, ku bie në sy se pas 270 minutave lojë, të kuqtë ende nuk kanë arritur të shënojnë qoftë edhe një gol.

Në ndeshjet e vlefshme për Champions League ndaj Qarabag, Partizani barazoi 0-0 në Tiranë dhe u mund 2-0 në Baku.

Shkarkoni aplikacionin e A2