Pas problemeve, telefoni i palosshëm i Samsung, gati të dalë në treg

Modeli i ri i telefonit të palosshëm të Samsung do të jetë gati për klientët në shtator të këtij viti. Galaxy Fold, i cili do të kushtojë 1980 dollarë ishte planifikuar të lançohej në prill, por testuesit raportuan thyerje të ekranit si dhe defekte të tjera.

Në këto kushte, gjiganti i teknologjisë Samsung u detyrua të tërhiqte modelin e ri, për të bërë përmirësimet e nevojshme.

Ndërsa deklaroi se smartfoni është tashmë në gjendje të mirë dhe gati për klientët, kompania nuk dha detaje të tjera lidhur me tregjet do të jetë i aksesueshëm telefoni në shtator, ndërsa nuk përcaktoi as datën e saktë të hedhjes në treg.

Modeli i ri i Samsung do të konkurrojë kokë më kokë celularin e palosshëm që do të sjellë së shpejti edhe gjiganti kinez, Huawei i cili do të kushtojë 2 600 dollarë dhe do të dalë në treg në të njëjtën kohë me Galaxy Fold.

Shkarkoni aplikacionin e A2