Preç Zogaj: Presidenti nuk është më mbi palët, ka dalë hapur kundër mazhorancës – A2

Preç Zogaj: Presidenti nuk është më mbi palët, ka dalë hapur kundër mazhorancës

Analisti Preç Zogaj deklaroi në emisionin “I Ftuari” me Endri Xhafon në A2 CNN se “Presidenti ka dalë hapur kundër mazhorancës dhe e ka lënë pozicionin mbi palët”.

“Presidenti është një pozicion specifik, jo me shumë kompetenca por ka një peshë të madhe sepse ka ndikim të madh në orientimin e qëndrimeve. Presidenti i Shqipërisë duhet të jetë një njeri shumë i kulturuar sepse ndikon shumë me fjalën dhe me ndërhyrjen. Te ne i referohen shumë leximit në gërmë të ligjit. Po të jetë kështu, bëjmë një avokat ose noter dhe bëhet President mjaft i mirë. Presidenti është hipotekë e kujtesës kombëtare dhe asaj që përfaqëson vendi mes kombeve të botës”, u shpreh Zogaj.

Sipas tij, edhe qeveria ka pjesën e vet të fajit, pasi ka ndërmarrë nismën për shkarkimin e tij. Duke folur mbi faktin që komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit i është drejtuar Komisionit të Venecias, Zogaj theksoi: “Ka disa çështje që ligjvënësit tanë nuk marrin përsipër t’i dalin zot vetë dhe e kanë gjetur si zgjidhje. Mua nuk më duket keq. Për herë të parë ka procedurë në vendin tonë për shkarkimin e Presidentit, nuk është as e thjeshtë dhe as e zakonshme. Prandaj i janë drejtuar Komisionit të Venecias për të patur një shikim mbi kushtetueshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit”.

Nw lidhje me vonesat qw ka pasur Reforma nw Drejtwsi, Zogaj tha: “Të gjithë kanë fajin e tyre për vonesat. Akuzave të Presidentit mendoj se qeveria duhet t’i përgjigjet. Nuk shkon që mazhoranca të thotë “ne kemi nisur procedurën për shkarkimin e tij dhe nuk na intereson se çfarë thotë”. Unë mendoj se ka pasur shumë përpjekje për të penguar Reformën në Drejtësi. Ka pasur vonesa, përpjekje për ta deformuar, për ta kapur… Sa më shumë reforma ka shkuar drejt ngritjes së institucioneve dhe nisjes së punës, aq më shumë është rënduar konflikti politik. Jemi në epilogun e një përpjekjeje të gjatë, po ngrihet SPAK-u dhe bashkautorët amerikanë dhe gjermanë janë shumë aktivë. Por, historia tregon se kryeministrat në Shqipëri e kanë të kapur drejtësinë që kur vijnë në pushtet”.

Shkarkoni aplikacionin e A2