Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Presidenti Meta: Dhurimi i gjakut, akt humanizmi, shpëton jetë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 11:00 | Sociale
Presidenti Meta: Dhurimi i gjakut, akt humanizmi, shpëton jetë

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në një seancë të dhurimit të gjaku të që u zhvillua nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” dhe Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut në Pallatin e Kulturës në Tiranë.

Presidenti Meta falënderoi të gjithë vullnetarët që iu bashkuan kësaj nisme fisnike e cila shpëton jetë.

“Fëmijët talasemikë kanë nevojë të marrin gjak edhe në këto ditë të nxehta kur qytetarët janë me pushime. Ashtu siç kanë nevojë për gjak edhe të sëmurët që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, apo të aksidentuarit në aksidentet rrugore, që fatkeqësisht janë të shumtë gjatë stinës së verës. Prandaj, këto seanca dhurimi bëhen vendimtare për shpëtimin e jetës së njerëzve”, u shpreh presidenti Meta.

Kreu i Shtetit iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e aktiviteteve që organizohen në qytete të ndryshme të vendit për dhurimin e gjakut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu