Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Problematika e Thethit, banorë autoktonë pa tapi, po dëmtohet turizmi

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 14:44 | Aktualitet
Problematika e Thethit, banorë autoktonë pa tapi, po dëmtohet

Banorët e Thethit që kanë qindra vite që gëzojnë tokat dhe objektet, në mënyrë paradoksale, edhe sot e kësaj dite nuk kanë titull pronësie për pronat që i kanë të trashëguara brez pas brezi.

Ky handikap i ka penguar edhe në zhvillimin e turizmit në këtë zonë aq të preferuar jo vetëm nga vizitorët vendas, por në mënyrë të veçantë nga ata të huaj.

Investuesit në bujtina akuzojnë strukturat shtetërore se nuk kanë bërë asgjë për të mbështetur investimet qindra milionëshe në këtë zonë.

Situata është aq problematike sa që, sipas tyre, nuk po ka më asnjë të ri që të punojë në këto bujtina.

Në lidhje me këto problematika prefekti i Shkodrës ka premtuar trajtimin e tyre me kryetarët e rinj të bashkive me qëllim dhënien sa më shpejt të zgjidhjeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë