Produktet ushqimore, qytetarët: Janë të pasigurta

Shqiptarët janë të pasigurt për ushqimet që blejnë dhe konsumojnë çdo ditë. Jo vetëm për mënyrën sesi tregtohen, mes pluhurit baltës dhe ndotjes ekstreme, por edhe si rriten e si arrijnë në tregje. Qumështi në bidonë plastikë dhe produktet e bulmetit në buzë të rrugës janë ende një realitet në Tiranë dhe në rrethe, ku situata është edhe më e rëndë.

Produkte që rriten artificialisht me hormone, pesticide dhe spërkatës që përdoren rëndom nga fermerët dhe që nuk kalojnë në asnjë filtër kontrolli. Ushqime që na vrasin e për të cilat askush nuk mban përgjegjësi.

Në periudhën e verës, rreziku shtohet edhe më shumë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton për kontrolle në shumë subjekte dhe për bllokim të atyre që tregtojnë jashtë standardeve. Por sa arrijnë të kontrollohen të gjitha pikat e shitjeve të produkteve ushqimore dhe tregjet në Shqipëri? Sa garanci japin institucionet shtetërore për sigurinë ushqimore?

Shkarkoni aplikacionin e A2