Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Renditja e FIFA, Shqipëria progres pa luajtur, ngjitet edhe Kosova

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 14:29 | Futboll
Renditja e FIFA, Shqipëria progres pa luajtur, ngjitet edhe Kosova

FIFA ka publikuar renditjen më të fundit të skuadrave përfaqësuese. Shqipëria edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajin korrik, është ngjitur dy pozicione në vendin e 64. Kjo, falë Ekuadorit dhe Hondurasit që kanë humbur shumë pozicione gjatë këtij muaj.

Progres edhe për Kosovën e cila këtë muaj është një shkallë më lart, e 120-ta, edhe ajo për shkak të zbritjes së një prej kombëtareve afrikane.

Renditja e përgjithshme vijon të kryesohet nga Belgjika ndërsa bie në sy parakalimi i Brazilit që ka zbritur Francën nga vendi i dytë, e gjitha falë suksesit në Kupën e Amerikës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli