Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shembja e teatrit, Veliaj: Nuk mbetemi peng i pakicës, projekti do të zbatohet

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 16:13 | Aktualitet
Shembja e teatrit, Veliaj: Nuk mbetemi peng i pakicës, projekti do të

“Teatri Kombëtar do të shembet dhe në gjurmën e tij do të ngrihet godina e re”.

Ky është qëndrimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas protestave të artistëve dhe marrëveshjes me Partinë Demokratike.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Erion Veliaj i cilësoi minorancë artistët protestues kundër projektit dhe që, sipas tij, nuk mund të mbajnë peng teatrin e ri.

Pas kritikave të ndërkombëtarëve për përcaktimin e një kompanie të vetme për ndërtimin e teatrit të ri, Bashkia e Tiranës ka hapur konkursin ndërkombëtar për pjesëmarrjen e kompanive të interesuara për ngritjen e godinës së re të artistëve. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani