Shpërthen transformatori elektrik pranë autostradës Tiranë-Durrës, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme pas shpërthimit të një transformatori elektrik pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një objekt në rekonstruksion dhe shpërthimi dyshohet se ka ndodhur pas një shkëndije elektrike. Tre punonjësit po tentonin të shkurtonin linjën e tensionit të lartë dhe për shkak të masës së shkaktuar ka ndodhur edhe shpërthimi.

Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë Gjergji Sula, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku. Fatkeqësisht Gjergji Sula nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se edhe dy personat e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

Godina ku ndodhi shpërthimi

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN