Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Të kapet ritmi i 30 qershorit, A2 CNN zbardh 5 fazat përgatitore të zgjedhjeve në PS

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 12:23 | Politikë
“Të kapet ritmi i 30 qershorit, A2 CNN zbardh 5 fazat

Pas pushimeve, socialistët i pret një sezon i ngarkuar politikisht. Përveç jetës parlamentare, do të kenë zgjedhje në parti. A2 CNN zbardh të gjithë procesin që është ndarë në 5 faza. Faza përgatitore do të nisë nga 1 deri më 15 shtator, ku Asambletë Socialiste të 61 bashkive do të zhvillojnë mbledhje për masat që do merren për organizimin e zgjedhjeve në parti. Faza e parë do të jetë 16 shtator deri në 10 nëntor, me mbledhjet zgjedhore të organizatave socialiste.

Faze e dytë nga 15 tetori deri nëe 17 nëntor do të jetë e dedikuar për zgjedhjen e delegatëve në Kongres. Faza e tretë nga 17 nëntori deri më 7 dhjetor, mbi propozimet e partisë do të zgjidhen 61 kryetarët e partisë për bashkitë.

Dhjetori do t’i gjejë socialistët me Asamble të konstituuara.  Dhe viti i ardhshëm do të nisë me mbledhjen e organit më të lartë të Partisë Socialiste, Kongresin. Me propozim të Asamblese do të dalë dhe Kryesia e re e PS dhe drejtuesit e rinj politikë në qarqe.

Nga i gjithë ky proces zgjedhor, Edi Rama do të jetë vëzhgues e jo pjesëmarrës. Statuti i PS e sanksionon liderin politik që ka fituar zgjedhjet parlamentare, me rikonfirmim në postin e kryetarit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë