Trafik qeniesh njerëzore dhe drogë, arrestohen 16 marinsë amerikanë – A2

Trafik qeniesh njerëzore dhe drogë, arrestohen 16 marinsë amerikanë

16 marinsë amerikanë janë arrestuar të enjten për shkak se dyshohet se janë të përfshirë në trafikim qeniesh njerëzore dhe droge.

Arrestimet u kryen në Camp Pendleton të Kalifornisë, në kohën që po formohej batalioni.

Korpusi i Marinsëve sqaroi me anë të një komunikate zyrtare se “informacionet e marra nga një rast i mëparshëm i trafikimit të qenieve njerëzore çuan në arrestimet e sotme”.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se arrestimet kanë lidhje me një incident që ka ndodhur në fillim të muajit, kur dy marinsë nga Camp Pendleton u akuzuan për transportimin e emigrantëve pa dokumente me qëllim përfitimi financiar. Emigrantët u thanë zyrtarëve se kishin ndërmend të paguanin 8000 dollarë për t’u futur në SHBA.

8 marinsë të tjerë janë marrë në pyetje për përfshirje në disa krime që kanë lidhje me drogën.

Shkarkoni aplikacionin e A2