Vlorë, makina përplas nënën dhe fëmijën

Një automjet ka përplasur një grua dhe një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Në momentin e përplasjes, nëna ka pasur në dorë fëmijën.

Pasi është goditur nga makina, fëmija ka rënë në tokë dhe është dashur ndërhyrja e një kalimtari që ta shpëtonte fëmijën nga perplasja dhe nga makinat e tjera që po kalonin aty.

Gruaja është shoqëruar në spital.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN