Zhvlerësimi i euros ul me 2% borxhin

Zhvlerësimi i euros ndihmoi qeverinë të ulë borxhin. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave,  borxhi publik, një nga treguesit më problematikë të qeverisë Rama ka zbritur në 63.03%.

Rënia i atribuohet me 2% pikërisht zhvlerësimit të euros, që ka ndikuar në uljen e borxhit të jashtëm në 519 miliardë lekë, nga 526 miliardë lekë në fund të 2018-ës. Sipas tabelës që jep po Ministria e Financave, euro vlerësohej një vit më parë në 123.4 lekë, ndërsa në Qershor zbriti në 122.6 lekë.

Por edhe shifra 63.03% nuk jep situatën reale të borxhit, për shkak se qeveria nuk llogarit bashkë me të detyrimet e prapambetura, thënë ndryshe pagesat e vonuara nga pushteti qendror për punime dhe vendime gjyqësorë.

Në fund të muajit Mars këto detyrime të pashlyera arritën në 6.8 miliard lekë, një vlerë që FMN e llogarit në rreth 2.8% të PBB dhe ia shton borxhit publik. Ky tregues i qeverisë nuk përfshin as vlerën e projekteve të Partneriteti Publik Privat, që janë kthyer në një risk shtesë për borxhin, së bashku me rrezikun që vjen nga ngadalësimi i rritjes ekonomike.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN