Apple blen për 1 miliard dollarë Intel-in

Gjiganti i teknologjisë Apple konfirmoi blerjen më të madhe të modemit të Intel. Marrëveshja me vlerë 1 miliard dollarë përfshin bashkimin e pajisjeve si dhe rreth 2200 punonjës të Intel me Apple. 

Intel do të vazhdojë të zhvillojë modemë për aplikacionet e PC dhe të automjeteve autonome. Kompanitë thanë se marrëveshja pritet të mbyllet në fund të vitit 2019.

Blerja do t’i japë Apple një rol më shumë në zhvillimin e pjesëve kyçe të smartfonëve të tij në një kohë kur shitjet e iPhone po pengohen pasi pajisjet po zgjasin më shumë dhe njerëzit kanë ndalur ndërrimin e tyre të shpeshtë. 

Intel lajmëroi në prill se nuk do të bëjë më modemë 5G për smartphonët, duke argumentuar se nuk ka marrë një kthim pozitiv prej tyre, por do të vazhdojë të punojë në produkte të tjera që lidhen me rrjetin 5G.

Intel raportoi të enjten rezultatet e tremujorit të dytë që mundën parashikimet e analistëve për të ardhurat dhe fitimet. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN