Basha në Himarë: PD forcë fituese, Rama i paaftë të organizojë zgjedhje të lira – A2

Basha në Himarë: PD forcë fituese, Rama i paaftë të organizojë zgjedhje të lira

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e vijoi turin e takimeve me strukturat e partisë dhe simpatizantët në zonën e Himarës. Nga qyteti bregdetar, kreu i demokratëve deklaroi sërish se Edi Rama u faktua edhe njëherë që nuk di të organizojë zgjedhje të lira. Sipas tij, sondazhet e fundit dhe rezultati i 30 qershorit nxjerrin opozitën si shumicë fituese.

“Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica “Rama ik”, u shpreh Lulzim Basha.

Me tej lideri i demokratëve shtoi se Himara është pasqyra më e mirë e problematikave në vend; grabitjes së pronave, hajdutërisë qeveritare, paligjshmërisë, shkatërrimit të sipërmarrjes së vogël e të mesme etj.. 

“Interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite”, deklaroi kreu i PD, Basha

Shkarkoni aplikacionin e A2