Bebe Rexha njofton në Instagram se është martuar – A2

Bebe Rexha njofton në Instagram se është martuar

A është martuar Bebe Rexha?

Kjo është pyetja që i bënë vetes fansat e saj pasi ditën e sotme, këngëtarja e famshme postoi një video në Instagram ku shihet e veshur me fustan të bardhë nuseje.

Postimin e saj ajo e shoqëroi me këto fjalë: “Dita më e bukur e jetës sime. Duhej ta mbaja super të fshehtë. Por, më shumë foto dhe video do të postoj për ju. Ju dua të gjithëve”.

Rexha e vazhdoi shakanë më tej kur në Instagram Stories postoi një seri fotosh dhe videosh me dhëndrrin e rremë, duke sqaruar se dasma është bërë në 12 korrik.

Në fakt, të gjitha postimet e 29-vjeçares janë bërë nga sheshxhirimi i videoklipit të ri të saj, që vjen si bashkëpunim me Jax Jones.

Shkarkoni aplikacionin e A2