Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dënimi me vdekje, rikthehen ekzekutimet pas 16 vjetësh, polemika në SHBA

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 14:51 | Bota
Dënimi me vdekje, rikthehen ekzekutimet pas 16 vjetësh, polemika

Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, udhëzoi Qeverinë Federale të rifillojë dënimet kapitale, pas rreth dy dekadash. Ai urdhëroi Byronë e Burgjeve që të nisin ekzekutimet, me vrasjen e 5 të burgosurve radhazi. Departamenti i Drejtësisë thotë se ata janë dënuar për vrasje të fëmijëve dhe të moshuarve. Por ky vendim hasi shumë shpejt në kundërshti.

“Të gjitha vendet që vazhdojnë tëaplikojnë dënimin me vdekje në popullatë, po sfidojnë qëndrimin princip të OKB-së për t’i dhënë fund këtij dënimi njëherë e mirë”, u shpreh Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB.

Demokratët kritikuan ashpër urdhrat e ekzekutimit. Senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris thotë se duhet të ketë pasoja serioze për ata që vrasin një tjetër qenie njerëzore, por dënimi me vdekje nuk e bën Amerikën të sigurt. Për këtë temë ndërhyri dhe nënpresidenti Joe Biden, i cili kërkon heqjen e këtij dënimi kapital, pasi jo gjithmonë vendimet janë të drejta. Por Shtëpia e Bardhë sinjalizon mbështetjen e plotë të Trump për ta ndryshuar këtë.

 “Presidenti e bëri shumë të qartë, dëshiron dënime të ashpër për trafikantët e drogës të nivelit të lartë. Ne shpresojmë që një pjesë e legjislacionit të prezantohet me baza dypartiake”, tha këshilltarja e Presidentit Trump, Kellyanne Conway.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli