Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Devoll, betohet kryetari i bashkisë. Ish-kryetari Nallbati nuk liron zyrën

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 15:49 | Aktualitet
Devoll, betohet kryetari i bashkisë. Ish-kryetari Nallbati nuk liron

Kryetari i ri i Bashkisë së Devollit, Eduart Duro është i pari që betohet në detyrën e re.

Më herët u konstituua edhe Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Devollit të dalë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Por, ashtu siç ishte paralajmëruar, ish-kryetari, stafi i tij dhe mbështetës të PD-së nuk kanë pranuar të lirojnë ambientet e bashkisë dhe kjo ka qenë arsyeja që mbledhja e këshillit të ri bashkiak u zhvillua në ambientet e nënprefekturës në Devoll.

Pas betimit dhe konstituimit të këshillit të ri, kryetari i zgjedhur Eduart Duro u shpreh se bashkia po mbahet e uzurpuar me urdhër politik, ndërsa deklaroi se ish-kryetari ka afat deri të hënën për të liruar zyrën.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-kryetarit të bashkisë, i cili ka deklaruar se institucionin do ta mbrojë me çdo kusht nga persona që janë zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Mbetet për t’u parë nëse kryetari dhe anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak të Devollit do të tentojnë të futen vetë në zyrat e bashkisë apo do të kërkojnë ndihmën e Policisë së Shtetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani