“E rëndë që populli opozitar është i papërfaqësuar”, Ristani fton Bashën që të reflektojë

Arben Ristani, ish-deputet i Partisë Demokratike, shprehet se fakti që sot PD dhe populli opozitar mbeten të papërfaqësuar në nivel qendror dhe vendor është shumë i rëndë, ndaj lidershipi i PD-së, sipas tij, duhet të reflektojë mbi bazën e gjykimit të shëndoshë mbi atë që ndodhi, si dhe pasojave që ai solli.

“Jam shprehur se PD-ja mund dhe duhet ta mundë në zgjedhje dhe jo në llafe Ramën dhe Rilindjen, si e vetmja rrugë që kemi, edhe pas këshillave dhe insistimit të partnerëve ndërkombëtare, evropianë dhe amerikanë”, shkruan Ristani në një postim të gjatë në Facebook, ku tregon edhe rrugën që duhet të ndjekë opozita për të ardhur sërish në pushtet.

“Rruga që duhet ndjekur, sipas mendimit tim, kalon nga puna për të rritur besimin dhe angazhimin e mbështetësve të opozitës. Na duhet një program i mirë, i qartë dhe i kuptueshëm nga njerëzit. Por, kryesor është besimi, na duhet të ringjallim besimin se jemi si parti dhe si individë në lartësinë e premtimeve tona. Shumë punë mbetet për të bërë për të rivendosur besimin dhe për të rilidhur marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, sidomos ata amerikanë”, shprehet Ristani.

Shkarkoni aplikacionin e A2