Eksploziv lokalit te “Komuna e Parisit”

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e së premtes në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e jashtme të një lokali duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Nga shpërthimi janë dëmtuar dhe 2 automjete të parkuara pranë lokalit.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje dhe policia ka marrë në pyetje pronarin e biznesit për të zbardhur detaje apo ndonjë konflikt të mëparshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2