Energji nga era, miratohet ndërtimi i parkut të parë eolik në vend – A2

Energji nga era, miratohet ndërtimi i parkut të parë eolik në vend

Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e centralit të parë për prodhimin e energjisë nga era.

Ferma eolike do të ketë një kapacitet prej 3 Megavat dhe do të ngrihet në zonën e Topojës, në Fier. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kompania Max Energy ka një afat 2-vjeçar për të përfunduar punimet dhe vënien në punë të këtij centrali.

Në bazë të kontratës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përfitojë të paktën 2% të sasisë vjetore të prodhimit, ndryshe nga skemat e mëparshme ku qeveria garantonte blerjen e energjisë nga privati.

Pas shpalljes së strategjisë për investimin në energjinë e rinovueshme, qeveria ka marrë një numër të lartë aplikimesh nga investitorë vendas e të huaj, por të fokusuar kryesisht në energjinë diellore.

Shkarkoni aplikacionin e A2