Dosjet emergjente/ KLGJ zhbllokon Gjykatën e Lartë, cakton 2 gjyqtarë – A2

Dosjet emergjente/ KLGJ zhbllokon Gjykatën e Lartë, cakton 2 gjyqtarë

Pak orë pasi procesi i vetting-ut la me një anëtar të vetëm Gjykatën e Lartë, e dalë krejtësisht jashtë funksioni prej muajit maj, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) caktoi dy gjyqtarë Apeli për zhbllokimin e situatës, Sokol Binaj dhe Albana Boksi.  

Caktimi i gjyqtarëve të Apelit në Gjykatën e Lartë u pa si mundësia e vetme nga Këshilli për shkak të mbetjes pezull të katër çështjeve ekstradimi në këtë gjykatë. Katër prej tyre konsiderohen si emergjente, pasi janë në limitet e afateve kohore, skadimi i të cilave mund të çojë në lirimin e tyre nga qelia.  

Në mbledhjen e së premtes, KLGJ nisi procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve për 22 juristë të SPAK-ut, të cilët kanë kandiduar për 3 vende vakante në Gjykatën e Lartë për anëtarët jogjyqtarë.

Këshilli shortoi emrat e kandidatëve për katër anëtarë që do të angazhohen për verifikimin e kandidaturave, ndërsa nuk ka një datë fikse se kur do të përfundojë procesi.

Shkarkoni aplikacionin e A2