KPK konfirmon prokurorin Klodian Braho në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho.

Vlerësimi për prokurorin Klodian Braho u bë për të tre komponentët ku ai rezultoi i përshtatshëm për të vijuar detyrën e tij.

Prokurori Braho është kandidat për në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion. Ai, gjithashtu po heton dhe ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN