Meta: “Tre artistët” të njohin 13 Tetorin – A2

Meta: “Tre artistët” të njohin 13 Tetorin

Presidenti Ilir Meta i drejtoi një tjetër thirrje protagonistëve të politikës, të cilët me ironi i cilësoi si “3 artistët”, duke kërkuar prej tyre që të respektojnë 13 Tetorin dhe të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme.

Meta njoftoi se ka formalizuar kërkesën e tij drejtuar OSBE-së për të negociuar zgjidhjen e krizës, duke ia nisur atë edhe me shkrim drejtuesve më të lartë të këtij organizmi.

“U bëj thirrje “3 artistëve” që t’i japin fund këtij absurdi, të marrin masa për zbatimin e dekretit për zgjedhjet vendore në 13 tetor. Ky është detyrim ligjor i pashmangshëm. Është detyrim për kryeministrin që të heqë dorë nga presionet ndaj institucioneve duke penguar zbatimin e këtij dekreti. Dhe është përgjegjësi e të tjerëve që të bëhen gati për zgjedhjet e 13 Tetorit”, tha Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2