Meteori sa një top futbolli bie në fushën e orizit – A2

Meteori sa një top futbolli bie në fushën e orizit

Një meteor me përmasa sa një top futbolli ka rënë në një fushë orizi, në një fshat në lindje të Indisë.

Sipas autoriteteve, meteori peshonte 13 kg dhe kishte copëza magnetike.

Imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë fshatarët që qëndrojnë rreth një krateri të madh me baltë që besohet të jetë shkaktuar nga përplasja e meteorit në fushën e orizit.

Tashmë, ky objekt është i ekspozuar në Muzeun Bihar, por do të transferohet në Qendrën Shkencore Srikrishna.

Aty do të përcaktohet me saktësi nëse është apo jo një meteor.

Shkarkoni aplikacionin e A2