“Nuk ka harmoni”, ish-sulmuesi Dosti ngre alarmin për Partizanin

Partizan pa ide, pa një filozofi loje dhe një skuadër që ka humbur identitetin e kampionit.

Për Edmond Dostin, golashënuesin e kampionatit shqiptar me fanellën e kuqe në sezonin 92-93, paraqitja e Partizanit ishte zhgënjyese dhe jashtë çdo pritshmërie.

“Ishte një skuadër totalisht e shthurur, në çdo repart lojtarët vraponin vetëm pas topit. Nuk bënë një aksion, një zhgënjim total”, tha ish-futbollisti.

Sipas Dostit, skuadra ka humbur harmoninë brenda grupit, ndërsa është e qartë se lojtarët nuk kanë të njëjtin raport me trajnerin e ri sikurse me ish-teknikun Gega.

Ish-sulmuesi lëshon alarmin që kjo situatë mund të kthehet në një problem serioz nëse klubi nuk bën kthesën.

“Duket sikur janë prishur raportet brenda ekipit. Lojtarët më duken të pakënaqur, ndërsa lojtarë si Trashi dhe Asani nuk luajnë sot”, theksoi Dosti.

Shkarkoni aplikacionin e A2