Nuk po gjen burrë, modelja kërkon të martohet me qenin e saj – A2

Nuk po gjen burrë, modelja kërkon të martohet me qenin e saj

Një modele ka vendosur që të martohet me qenin e saj pasi nuk ka gjetur një njeri që t’i pëlqejë, edhe pse ka dalë për kafe me 220 meshkuj.

Elizabeth Hoad shpreson që të bindë kishën e zonës ku banon që të pranojë këtë lidhje të pazakontë mes saj dhe qenit 6-vjeçar që quhet Logan.

49-vjeçarja angleze ka qenë më parë e lidhur me golfistin legjendar Seve Ballesteros dhe pilotin e famshëm të Formula 1, James Hunt.

“Pas 220 takimeve të dështuara, mendova se ishte ideja më e mirë që të martohesha me qenin tim. Ai nuk më braktis kurrë dhe e duam njëri-tjetrin. Disa mund të mendojnë se jam e çmendur, por them se është gjëja e duhur për t’u bërë”, deklaroi Elizabeth për “The Sun”.

Shkarkoni aplikacionin e A2