Organizimi i ri i socialistëve, Kryeministri mbledh rajonin e veriut – A2

Organizimi i ri i socialistëve, Kryeministri mbledh rajonin e veriut

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në selinë e Partisë Socialiste me përfaqësuesit e rajonit të veriut, organizimi më i ri i socialistëve.

Sipas burimeve nga PS, në këtë mbledhje është diskutuar për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe konstituimin e këshillave bashkiakë. Pritet që konstituimi i Këshillave Bashkiakë të përfundojë brenda 15 gushtit.

Kryeministri Rama iu dha porosi të vetëve të tregojnë më shumë vëmendje ndaj qytetarëve të cilët iu dhanë një detyrim më shumë pas votës së 30 qershorit. Ai kërkoi që asnjë vajzë të mos preket nga administrata e bashkive të drejtuara më parë nga të djathtët.

Shkarkoni aplikacionin e A2