Porositë për veriun, Rama: “Spastrime” për drejtorët që nuk kapin ritmin

Rezultati i 30 Qershorit do t’i vërë socialistët përballë përgjegjësive të mëdha. Këtë u sigurua t’ua qartësojë kryesocialisti Edi Rama përfaqësuesve të rajonit të veriut në mbledhjen e mëngjesit të sotëm. 

Burime për A2 CNN thonë se Rama ka paralajmëruar fushatë spastrimesh drejtorësh në poste politike në shtator-tetor nëse nuk ndjekin ritmin e 30 Qershorit, që të jenë në terren e t’u përgjigjen qytetarëve.

“Konstituimi i këshillave bashkiakë duhet të mbyllet brenda 15 gushtit. Kush nuk ndjek objektivat që kemi vendosur, nuk do të jetë më me ne”, mësohet të jetë shprehur Rama. 

Ai ka kërkuar edhe përgatitjen sa më parë të projektbuxheteve për çdo bashki. Në këtë mbledhje u bë dhe prezantimi i dy drejtuesve të rinj politikë, Sandër Lleshaj për Lezhën dhe Valdrin Pjetri për Shkodrën, duke zëvendësuar Ditmir Bushatin.

Si Leshaj, ashtu edhe Bushati nuk ishin të pranishëm në mbledhje.

Shkarkoni aplikacionin e A2