Ronaldo spektator, Juventusi vetëm barazim me yjet koreanë

Juventusi arriti të shmangte humbjen, duke barazuar 3 me 3 përballë yjeve të kampionatit të Koresë së Jugut.

Miqësorja e luajtur në Seul nuk ishte aspak e lehtë për bardhezinjtë, të cilët u bllokuan për afro një orë në trafik, duke shkaktuar edhe shtyrjen e ndeshjes.

Me Cristiano Ronaldon që qëndroi pushim, i riu Muratore iu përgjigj avantazhit të shpejtë të skuadrës koreane.

Yjet e K-League shënuan edhe dy gola të tjerë në harkun e 10 minutave, por në fund Juventusi arriti të barazonte shifrat me Matuidi dhe Pereira.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN