Skaneri zbulon makinën e mbushur me drogë në Morinë – A2

Skaneri zbulon makinën e mbushur me drogë në Morinë

Efektivët e Policisë Doganore në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sekuestruan 54.9 kg lëndë narkotike, të fshehura në një automjet.

Lënda narkotike e llojit çokollatë dhe marijuanë e presuar u gjet e fshehur në një automjet tip Opel Meriva që drejtohej nga shtetasi A.K.

Gjatë skanimit të mjetit të A.K. në kufi u vu re një pjesë e modifikuar e dyshemese dhe për këtë arsye efektivët e policisë ushtruan kontroll më të detajuar në vijën e dytë të kufiritë, në doganën kosovare, ku u gjet dhe lënda narkotike e mbështjellë me natriban.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shkarkoni aplikacionin e A2