Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sony po mendon për një kondicioner personal

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 21:27 | Teknologji

Sony po mendon që të prodhojë një kondicioner që mund ta marrësh kudo me vete. Me madhësinë e një karte bankare, ky kondicioner i vogël do të lëshojë ajër të freskët poshtë bluzës.

Ashtu si një kondicioner shtëpiak, kjo pajisje do të jetë jo vetëm për verë, por edhe për dimrin e ftohtë, pasi mund të çlirojë edhe ajër të ngrohtë.

Kondicioneri vihet në një bluzë speciale që ka një xhep në pjesën e qafës dhe lidhet me një aplikacion në mënyrë që ta kontrolloni me celularin tuaj.

Fillimisht, mendohet se kjo pajisje do të dalë në shitje vetëm në Japoni, me një çmim prej 100 dollarësh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë