Sulmuesi kuqezi, Balaj transferohet tek Sturm Graz në Austri

Bekim Balaj, sulmuesi i Përfaqësueses Shqiptare ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. 28-vjeçari është transferuar në Austri tek klubi i Sturm Graz me parametra zero.

Balaj ka rënë dakord për dy vite me skuadrën që e mbylli sezonin që lamë pas në vendin e pestë. Shkodrani kaloi me sukses vizitat mjekësore të kryera në fshehtësi dhe është i gatshëm për austriakët.

Pas Kroacisë, Polonisë apo Rusisë ku u aktivizua, Bekim Balaj do të provojë një tjetër aventurë në Europë.

Shkarkoni aplikacionin e A2