Thirrja e Ilir Metës: Të zbatohet dekreti për 13 tetorin, mos humbim trenin e integrimit – A2

Thirrja e Ilir Metës: Të zbatohet dekreti për 13 tetorin, mos humbim trenin e integrimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu rikthye edhe njëherë nga Durrësi krizës politike që sipas tij ka përfshirë vendin. Sipas Kreut të Shtetit duhet t’i jepet fund kësaj situate absurde që mund ta lerë vendin mbrapa në procesin e integrimit evropian.

Ilir Meta gjithashtu iu bëri thirrje krerëve të partive të mëdha politike Rama, Basha, Kryemadhi që të zbatojnë dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve më 13 tetor pasi vetëm kështu mund të rikthehet qetësia në vend.

“Situatë më absurde nuk kemi ku të shohim më. Zhvillimet me Teatrin janë tepër shqetësuese, këtë e shpreha dhe me kërkesën në Gjykatën Kushtetuese ku kërkova shpalljen antikushtetues të ligjit për prishjen e tij. Më shqetëson ky teatri i madh politik i cili kërcënon që Shqipëria të mos hapë negociatat në tetor. Thirrje të 3 artistëve t’i japin fund absurdid dhe të marrin masa për zbatimin e dekretit për zgjedhje më 13 tetor. Sepse qytetarët kanë nevojë për qetësi”, u shpreh presidenti Ilir Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2