Veliaj publikon sërish fotot: Basha nga halli është futur brenda Teatrit – A2

Veliaj publikon sërish fotot: Basha nga halli është futur brenda Teatrit

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka reaguar edhe njëherë në rrjetet sociale për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe emergjencën që ka sipas tij kryeqyteti për një teatër të ri.

Kryebashkiaku Veliaj rikthehen edhe njëherë fotot e publikuara më parë për gjendjen e teatrit dhe ngre pyetjen se përse fëmijët e këtij vendi duhet të mos kenë një teatër cilësor.

Më tej kreu i bashkisë së kryeqytetit ironizon kreun e PD, Lulzim Basha duke thënë se ai është futur në teatër nga halli.

Postimi i plotë i Veliajt.

“Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s’kanë shkelur kurrë më parë, kërcejnë nga belaja. Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë të mos kenë të njëjtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!”

Shkarkoni aplikacionin e A2