Funerali shkon keq, prifti i dehur ofendohet dhe rreh familjarët – A2

Funerali shkon keq, prifti i dehur ofendohet dhe rreh familjarët

Një ngjarje sa tragjike aq dhe komike ka ndodhur në Moldavi. Një prift ortodoks u paraqit në gjendje të dehur në një ceremoni mortore, duke shkaktuar më pas dhe një zënkë me të afërmit e të ndjerës.

Ai ishte ofenduar pasi familjarët kishin thirrur priftin e një fshati tjetër për të drejtuar meshën dhe ritet ortodokse mortore.

Në atë pikë, prifti në gjendje të dehur nisi të godiste dhe të mallkonte të pranishmit. Për këtë rast kanë ndërhyrë dhe autoritetet lokale duke ndaluar personin në fjalë. Ata kërkuan nga kisha ortodokse që të ndërmerren veprimet e nevojshme për pezullimin e priftit.

Shkarkoni aplikacionin e A2