Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fushata kundër Kosovës, Daçiç: Republika e Afrikës Qendrore tërhoqi njohjen

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 12:41 | Ballkani
Fushata kundër Kosovës, Daçiç: Republika e Afrikës

Beogradi konfirmon vazhdimësinë e fushatës kundër Prishtinës. Ministri i jashtëm, Ivica Daçiç, njoftoi se Republika e Afrikës Qendrore tërhoqi njohjen për pavarësinë e Kosovës.

Në një emision të televizionit shtetëror serb, ai madje paraqiti prova konkrete për këtë pretendim të tij. “Kur numri i njohjeve të ketë rënë në 96 apo më pak, atëherë mund të them se kam përmbushur premtimin tim”, u shpreh Daçiç.

Zyrtari serb shtoi më tej se do të vijojë punën për të penguar dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ndër të tjera Daçiç tha se Kosova po pengon zhvillimin e dialogut. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë