Interi i Conte-s bind edhe ndaj PSG – A2

Interi i Conte-s bind edhe ndaj PSG

Edhe pse ende nuk i janë plotësuar dëshirat për transferimin e sulmuesve, Lukaku apo Dzeko, Conte vazhdon të bind me Interin e tij.

Zikaltrit fituan me 11-metërsha ndaj PSG në turneun parasezonal që po zhvillohet në Azi, në një ndeshje të mbyllur na barazim 1-1.

Skuadra e Conte-s dominoi takimin, duke krijuar volum loje edhe pse rastet ishin të pakta për shënim. Në anën tjetër, PSG edhe pse me Mbappe në krye të sulmit, doli rrallë në zonën e Interit. Në një nga këto dalje ata shënuan edhe golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë.

Dy ekipet bën ndërrime të shumta në pjesën e dytë, por sërish ishin zikaltrit ata që dominuan. Megjithatë, goli i barazimit u shënua vetëm në minutat e shtesës me anë të lojtarit të ri, Longo.

Në ndryshim nga ndeshja me Juventusin, këtë herë lojtarët e Interit u treguan më të saktë se ata të PSG te 11-metërshat, duke dalë fitimtar nga ky takim.

Shkarkoni aplikacionin e A2