Kamioni pëson defekt, trafik i rënduar në Llogara-Himarë

Fluks i rënduar automjetesh nga Qafa e Llogarasë në drejtim të Himarës, për shkak të defektit që ka pësuar një kamion në aks rrugor.

Fluksi është shtuar dhe për shkak të numrit të madh të pushuesve që iu drejtohen plazheve të jugut në fundjavë.

Policia ndodhet në këtë aks rrugor dhe po punon për zhbllokimin e trafikut. Sipas saj kamionët janë të ndaluar të kalojnë në këtë aks rrugor gjatë fundjavës.

Shkarkoni aplikacionin e A2