Lulzim Basha takon strukturat në Delvinë: Shqiptarët po grabiten nga qeveria – A2

Lulzim Basha takon strukturat në Delvinë: Shqiptarët po grabiten nga qeveria

“Një grusht klientësh, bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë, papunësisë, mungesës së mundësive”. Kështu deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha në takimin e zhvilluar me strukturat dhe anëtarët e partisë së tij në qytetin e Delvinës.

Sipas kreut të demokratëve, Edi Rama e ka hequr vëmendjen nga qytetarët dhe mendon vetëm se si të ndaj paratë me një grusht biznesmenësh që ka pranë tij.

Më tej, Lulzim Basha iu rikthye edhe njëherë zgjedhjeve të 30 qershorit të cilat sipas tij ishin nul dhe i vendosën vulën Edi Ramës si grabitës votash.

“30 qershori ishte një datë që e vulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet.

30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”, tha kreu i opozitës para se të shprehte mirënjohjen për çdo qytetar që nuk morën pjesë në këto votime.

Shkarkoni aplikacionin e A2