Manovrat kuqezi, Cutrone drejt Wolves, Milan 35 milionë euro për Leao

Manovra të rëndësishme në sulm për Milanin. Patric Cutrone largohet nga grumbullimi i skuadrës dhe përshëndet klubin kuqezi. Destinacioni i ardhshëm i 21-vjeçarit është Wolverhampton.

Nga shitja e sulmuesit, “Djalli” do të përfitojë 18 milionë euro plus bonuse. Me këto fonde, Milani tashmë do të mendojë për goditjen e madhe në sulm.

Kuqezinjtë kanë gjetur akordin me Lilën për sulmuesin Rafael Leao, i cili do të paguhet 25 milionë euro plus bonuse, ndërsa në marrëveshje është edhe Tiago Djalo, i vlerësuar 5 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2