Maqedonasi i Napolit i lëshon sfidën Juves: Ronaldo nuk më tremb aspak

Vitet e fundit, rivali kryesor i Juventusit ka qenë Napoli edhe pse nuk ka mundur në asnjë sezon të renditet para bardhezinjve në fund të kampionatit.

Këtë sezon, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti është përforcuar edhe me talentin nga Maqedonia, 20-vjeçarin Eljif Elmas, të cilin e bleu nga turqit e Fenerbahce-s.

Edhe pse në moshën 20-vjeçare, Elmas është shprehur se është i gatshëm për këtë sfidë të re. Madje, ai i lëshoi sfidën edhe Juventusit teksa foli për Ronaldon.

“Ronaldo ka një emër të madh, por mua nuk më frikëson aspak”, tha ai, duke vlerësua më tej trajnerin e Napolit. “Për mua është një ëndërr të punojë me Ancelotti-n”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN